Gjysmëhënës së Kuqe Turke në shpërndarjen e ndihmave njerëzore në Siri

Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay) përfundoi fazën e tretë të shpërndarjes së ndihmave për sirianët në Tel-Abyad, ku është siguruar kontrolli me anë të operacionit “Burimi i Paqes”.

Në deklaratën e bërë nga Kizilay njoftohet se vazhdojnë të bëhen ndihma njerëzore në nënprefekturat Tel-Abyad dhe Rasulayn, të pastruar nga terrori dhe sirianët që prej kohësh kanë përjetuar vështirësi për gjetjen e ushqimit dhe pajisjeve higjienike, kanë pritur me kënaqësi të madhe ndihmat e ardhura nga Turqia.

I Gjysmëhëna e Kuqe Turke deklaroi se deri tani ka arritur të dërgojë ndihma për 17 mijë njerëz.

“Kizilay pothuajse çdo ditë ndan ndihma ushqimore, higjienike dhe ndihma të tjera për viktimat e terrorit  dhe realizoi fazën e tretë të shpërndarjes së ndihmave të këtij lloji në Tel-Abyad. Qindra njerëz morën për herë të parë ndihma humanitare. Gjysmëhëna e Kuqe Turke deri më sot ka mundur të çojë ndihma njerëzore tek 17 mijë njerëz në rajonet e pastruara nga terroristët me anë të operacionit “Burimi i Paqes”. Në ditët në vijim, krahas ndihmave me ushqime dhe pajisje higjienike, do të vazhdojë të jetë pranë personave të ndikuar nga terrori duke përgatitur projekte në shumë çështje me në krye ato të shëndetit”, shkruhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, në një postim të bërë në median sociale në lidhje me ndihmat bëri një vlerësim duke shkruar: “Ushtarët tanë heronj vazhdojnë shpërndarjen e ndihmave njerëzore në Tel-Abyad”. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne