Gllabërimet e Voltanës dhe politika e dyerve të mbyllura të bashkisë

Prej dy ditesh “Open Data“ ka publikuar nje lajm qe ne kushtet e nje shteti normal perben skandal. Nje firme te ciles i njohim vetem emrin: “Delia Impex“ ka “gllaberuar“ thuajse te gjitha tenderat e bashkise se Shkodres, ne periudhen e drejtimit nga Voltana Ademi.

Natyrshem nese do flitej per nje firme te specializuar ne nje sektor, psh, ne ndertim rrugesh apo ne prerje dhe sigurim drush zjarri, kjo ndoshta do ishte e pranueshme, por realiteti qe ofrohet nga portali i specializuar ne “bemat“ e qeverisjes vendore, nxjerr zbuluar nje te vertete skandaloze.

Kjo firme ka kapur tete tendera ne bashkine e Shkodres duke nisur me rikonstruksion rrugesh e duke vijuar me organizim aktivitetesh sociale per te perfunduar me blerje materialesh kancelarie. Siç ironizohet neper portale, kjo firme suket se ka nje staf super te kualifikuar te tipit beje mire, beje vete.

Edhe pse kane kaluar dy dite, nga ky skandal, qytetaret, ende nuk dine se kush dreqin fshihet pas kesaj firme. Vete bashkia si gjithmone hesht duke mos dhene asnje lloj sqarimi, nderkohe qe as mediat lokale duket se nuk jane te interesuara se ne çfare duarsh shkojne leket e qytetareve shkodrane. Minimumi qe duhej te bente nje media sot, ishte, te “thyente“ dyert e zyres se informacionit ne bashki per tu njohur ne detaje mbi kete firme qe aktualisht eshte fantazme per secilin nga ne dhe aferat e saj me bashkine.
Nga ana tjeter, bashkia per te disaten here demonstron te kete ndertuar nje strategji te fshehjes se kokes si struci, duke heshtur ndaj akuzave te shpeshta qe vijne ne adrese te saj.

Ne dy vite, ky institucion nuk ka dale asnjehere te sqaroje mediat dhe qytetaret per skandalet qe e shoqerojne. Bashkia dhe zonja kryetare, zgjedhin te mbyllen ne zyrat e tyre dhe te demonstrojne dhe njehere se jane bashkia me hermetike ne republike. Te vetmet reagime “serioze“, zonja ne fjale i ben kur sulmohet nga kryeministri, sikur halli i shkodraneve qenka pikerisht, sesi do te perfundoje ky debat ne fb mes te dyve.
Ne keto kushte, detyrimi qytetar i atyre gazetareve me integritet, eshte te investigoje kete skandal, i cili natyrisht nuk eshte as i pari, e nuk do te jete as i fundit, por eshte te pakten i servirur ne pjate nga nje portal jashte Shkodre. Le te mos humbet rasti dhe ti tregohet vendi, ketyre hajduteve qe na vjedhin diten per diell dhe ne fund edhe na tallin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne