Google mbyll disa llogari të përdoruesve iranianë

Kompania amerikane Google duke ndjekur veprimet e Facebook dhe të Tëitter ka bllokuar dhe mbyllur llogaritë e 58 përdoruesve iranianë.

Google ka njoftuar se 39 kanale që lidhen me Iranin në Youtube dhe 13 faqe të lidhura me Iranin në Google+ si dhe 6 llogari të lidhura me Iranin në Blogger janë mbyllur. Kent Walker një prej autoriteteve të larta të Google njoftoi se faqet e bllokuara janë të lidhura me radiotelevizionin shtetëror të Iranit. Radiotelevizioni shtetëror i Iranit me dhjetëra radio dhe televizione të shërbimit të jashtëm luan një rol të rëndësishëm në përcjelljen e realitetit sidomos në zbulimin e skandaleve dhe komploteve të Amerikës. Google gjithashtu ka njoftuar se janë mbyllur gjithashtu edhe 42 kanale që lidhen me Rusinë në Youtube. Një ditë më parë edhe kompania Facebook njoftoi mbylljen e 652 llogarive që lidhen me Iranin dhe Rusinë për shkak të sjelljes së tyre dhe përpjekjeve për të ndikuar në zgjedhjet në Amerikë. përveç kësaj edhe kompania tjetër amerikane Twitter njoftoi mbylljen e 284 llogarive të shtetasve iranianë. Thuhet se faqet dhe llogaritë e mbyllura nga këto kompani, ishin aktive në mbështetje të marrëveshjes bërthamore dhe kundër regjimit pushtues sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne