Grabitet pika e karburantit, plagoset roja

Një pikë karburanti është grabitur nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Lezhë. Si pasojë e grabitjes, ka mbetur i plagosur roja i karburantit pasi u përlesh me autorin, raporton ABC News. Ai është dërguar për mjekim në Tiranë.

Nuk dihet shuma e parave që ka marrë grabitësi, teksa është larguar në drejtim të paditur. Sipas informacioneve paraprake, pasi mori paratë, grabitësi u arratis me një makinë pa targa.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje. Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të pikës së karburantit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne