Vrasja e fëmijëve në Jemen, turpi i SHBA-së dhe Arabisë Saudite

Lëvizja Ansarullah e Jemenit deklaroi se sulmi vdekjeprurës i kohëve të fundit nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudit në provincën veriperëndimore Sa’ada, që masakroi dhjetëra fëmijë jemenas, është një turp për regjimin e Riadit dhe për SHBA-në, furnizuesi kryesor i armëve në Arabinë Saudite.

Në një intervistë me televizionin al-Masirah të Jemenit, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah, Muhamed Abdulsalam, kritikoi Kombet e Bashkuara për indiferencën e treguar në rastin e vrasjes së fëmijëve jemenas nga regjimi saudit. Jemeni, tha ai, nuk i vë shpresat tek OKB për t’i dhënë fund agresionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, por për këtë qëllim mbështetet në kombin e vet dhe tek popujt e tjerë që kërkojnë liri. Sulmi ajror i 9 gushtit i Arabisë Saudite ndaj një autobusi që transportonte nxënës të një shkolle në provincën Sa’ada, vrau 52 fëmijë jemenas nën moshën 10 vjeçare dhe plagosi 79 të tjerë, duke shkaktuar zemërim tek grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe zyrtarët e OKB-së. Koordinatorja humanitare e Kombeve të Bashkuara për Jemenin, Lise Grande vizitoi një spital në Sa’ada, ku po trajtohen dhjetëra fëmijë të plagosur. “Kjo është një tragjedi dhe kurrë nuk mund të ketë justifikim për këtë krim” shtoi ajo./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne