Moska: Buxheti ushtarak i SHBA është një simbol i hegjemonisë së Uashingtonit

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse theksoi se buxheti i ri ushtarak i SHBA përfaqëson një politikë dominuese të këtij vendi.

Maria Zakharova tha të mërkurën se buxheti i Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së 2019, nënshkruar nga Presidenti Donald Tramp, në fakt përfaqëson një forcim të politikës dominuese të Uashingtonit në skenën ndërkombëtare. Zakharova paralajmëroi se rritja e paparë e shpenzimeve ushtarake amerikane në 716 miliardë dollarë do të kishte një efekt të dëmshëm ndaj sistemit aktual të sigurisë ndërkombëtare. Ajo tha se buxheti është miratuar për të financuar planet kundër Rusisë dhe Kinës. Presidenti Donald Trump nënshkroi të hënën një buxhet prej 717 miliardë dollarësh, i quajtur “Mbrojtja Kombëtare”, që është 17 miliardë dollarë më shumë se viti i kaluar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne