Grabitja e 10 milionë eurove/ Identifikohet ‘komandoja’ i vrarë, Admir Murataj ‘truri’ i vjedhjeve të Rinasit

Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro.

Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Lajmi për emrin e viktimës e dha e para media “Protothema”.

Theksojmë se Murataj njihet si ‘truri’ i grabitjeve në Rinas dhe kanë edhe më parë i dënuar. Një furgon është gjetur mëngjesin e sotëm në Tapizë.

Brenda tij janë gjetur kallashnikov dhe granata. Dyshohet se është furgoni me të cilin u krye grabitja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne