Bota

Novak: Nuk ka nevojë për zgjatjen e marrëveshjes me OPEC-un

Ministri i rus i Energjisë, Aleksandër Novak në një vlerësim që ka bërë për kufizimin e prodhimit ditor (të naftës) nga disa vende jashtë OPEK-ut (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) tha se nuk ka nevojë për zgjatjen e kontratës së OPEC-ut në rast të një pritshmërie në drejtim të ekuilibrimit të tregjeve të naftës në gjashtëmujorin e dytë të vitit.

Në një reportazh për agjencinë ruse të lajmeve “Shën-Petërburg”, Novak tha se vendimi për shtyrjen e kontratës, që është arritur me OPEC-un për kufizimin e prodhimit, do të shqyrtohet në takimin që do të mbahet në qershor.

Vendet prodhuese të naftës jashtë OPEC-ut, të kryesuara nga Rusia, dhe Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) vendimin e fundit lidhur me zgjatjen e afatit të marrëveshjes për kufizimin e sasisë së prodhimit e kishin marrë dhjetorin e kaluar. Kjo marrëveshje ka 3 vite që është në fuqi.

Ndërsa në takimin e Vjenës, që do të mbahet në datat 25-26 qershor, pritet të vlerësohet edhe çështja mbi zgjatjen apo jo deri në fund të 2019-s të vendimit të marrë më parë nën udhëheqjen e OPEC-ut për kufizimin me 1,2 milionë fuçi të prodhimit ditor të naftës./ trt

OPINIONE