Grabitje me armë në Finiq, detajet e para

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Finiq. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e Jorgo Fanit, 65 vjeç.

Pasi kanë dhunuar çiftin e bashkëshortëve dhe kanë kthyer përmbys shtëpinë, i kanë lidhur bashkëshortët dhe më pas janë larguar duke marrë një shumë parash, në total rreth 2 milionë të vjetra.

Çifti ka arritur të zgjidhet pas rreth 2 orësh dhe më pas lajmëruan policinë për ngjarjen.

Blutë e qytetit morën dëshminë e çiftit. Ata kanë treguar se autorët flisnin shqip dhe pak greqisht. Policia ka shoqëruar dy persona, ndërkohë që vijojnë hetimet./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne