Shqiperia

Gramoz Ruçi luan si ne kohe te Ramiz Alise, perjashton Bashen nga kuvendi

Sot ne Parlament Gramoz Ruci ka nxjerre edhe njehere fytyren e tij te vjeter prej Stalinisti. Ai ka perjashtuar nga Kuvendi kryetarin e opozites, Lulzim Basha. Sherri nisi kur pritej që Parlamenti të votonte në dakordësi për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, një kërkesë e opozitës për ta shoqëruar vendimin me diskutime solli atë që nuk pritej, përjashtimin e kreut të opozitës nga seanca. 

Maxhoranca e kalsifikoi kërkesën si jashtë rregullores dhe e rrëzoi atë. “Unë nuk mund të pranoj që ne të bëhemi instrument i axhendës së PD”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Kush është dakord që të shtyhet për seancën tjetër? Shtyhet për seancën tjetër!”, njoftoi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Situata u përkeqësua pas votimit, pasi Basha këmbënguli tek e drejta e opozitës për të diksutuar mbi projektvendimin për reformën.

“Ky biçim Parlament po degradon nga dita në ditë. Sot ke në rendin e ditës çështjen më të rëndësishme të Shqipërisë dhe shqiptarëve, çështjen e zgjedhjeve. Dhe ti ngre kartonat këtu për t’i mbyllur gojën opozitës me kartona, por kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Ju keni lepurin në bark, s’dini nga t’ia mbani; se nga një anë keni ngjarjen e Elbasanit, nga tjetra anë keni rrugën e Elbasanit. Po ky është problemi juaj”, tha në fjalën e tij Basha.

Kreu i Parlamentit e konsideroi të parregullt kërkesën dhe duke hedhur poshtë propozimin e opozitës për ta zhvilluar debatin pasdite, e paralajmëroi 2 herë Bashën për përjashtimin.

“Mos pushtoni foltoren se sipas rregullores ndëshkohesh dhe nuk dua ta nis seancën me ndëshkimin tuaj si deputet. Zoti Basha uluni ju lutem”, apeloi Ruçi.

Me opozitën në foltoren e Kuvendit dhe me socialistët dhe LSI-në që vendosën me votë ta zhvillojnë javën e ardhshme debatin, kreu i Parlamentit nuk ngurroi kur dha vendimin për kryetarin e PD.

“Edhe njëherë ju bëj apel, zoti Basha! Atëherë jap masën e përjashtimit nga seanca plenare të deputetit Lulzim Basha”, komunikoi Ruçi.

Seanca u ndërpre disa herë, por opozuta nuk doli prej sallës së Parlamentit, edhe pse punimet u lajmëruan për në orën 18 pasdite. Deputetëve demokratë iu bashkua edhe ish-kryetari Berisha, i cili kishte dalë përpara ndërprerjes përfundimtare.