Gramoz Ruçi pret ambasadoren Yuri Kim, zbardhen detaje nga takimi

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim me kërkesën e saj, ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Mësohet se takimi është zhvilluar në Kryesine e Kuvendit dhe është diskutuar mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore, të Reformës në Drejtësi dhe të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë, pas vendimit për çeljen e negociatave nga BE.

Më herët, Ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, si dhe me anëtarët e tryezës së Këshillit Politik, për Reformën Zgjedhore.

Ambasadorja Kim është takuar me bashkëkryetarët e tryezës, Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin, e po ashtu edhe përfaqësuesin e PD-së, Bylykbashin, ndërsa pritet të takojë sot përfaqësuesin e LSI-së, Petrit Vasilin.

Dy ditë më parë ambasadorja Kim zhvilloi një takim edhe me kreun e demokratëve, Lulzim Basha e cila u shpreh e inkurajuar nga bisedimet, sa i përket zhvillimeve të Reformës Zgjedhore./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne