Policia i bllokon 400 mijë dollar biznesmenit në Tiranë, do t’ja dërgonte vëllait

Policia e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë ka bllokuar një shumë të madhe parash në llogarinë e një biznesmeni të njohur në Tiranë.

Bëhet fjalë për një shumë prej 400 mijë dollarë, e bllokuar në llogarinë e biznesmenit A.G, i cili po përpiqej të bënte një transaksion për t’i nxjerrë paratë jashtë shtetit.

Shuma e parave është bllokuar në momentin që A.G do t’ia kalonte me transaksion bankar vëllait të tij në një tjetër kontinent, i quajtur I.G, i cili akuzohet se ka kryer një krim të rëndë pesëmbëdhjetë vite më parë në Tiranë.

Të njëjta burime sqaruan se shuma e konsiderueshme e parave është bllokuar pasi biznesmeni nuk i kishte ato të deklaruara./ Abc News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne