Meta dekoron atentatorin e perandorit të Italisë, Media e Karlo Bollinos e sulmon duke mbrojtur fashizmin dhe pushtimin italian

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vlerësoi sot heroin e popullit Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin e atdhetarit antifashist. Por kush ishte Vasil Laçi? Më 17 maj 1941, 19-vjeçari, Vasil Laçi i veshur me një kostum kombëtar shqiptar sulmoi makinën e cila transportonte Viktor Emanueli III në Shqipëri. Ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak medias se italianit Karlo Bollino Report Tv dhe Shqiptarja.com që ta sulmojë atë për këtë dekoratë dhënë heroit të popullit Vasil Laci.

Që në fillim të artikullit të saj ku pasqyron ceremoninë e dekorimit, gazeta shkruan se me këtë verpim presidenti trazon sërish ujërat politikë me mesazhet e koduara ndërsa pyet nëse ai është një veprim sovranist apo kërcënues.

Në tekst ajo shkruan gjithashtu se: Referuar situatës aktuale politike që po kalon vendi dhe deklaratave të mëparshme të Presidentit se qeveria aktuale është kthyer në regjim, zgjedhja e momentit për të dekoruar heroin kombëtar duket si nje tjeter mesazh ne drejtim te nacionalizmit militant dhe sovranizmit, dhe kunder nderhyrjes te nderkmebtareve, qe po ushqen ne këto kohë qendrimet politike te kreut te Shtetit Ilir Meta shprehet se madhështia e vërtetë e gjestit të Vasil Laçit është se ai u mëson brezave edhe sot që një njeri i vetëm mund të kontribuojë për të dhënë një mesazh të madh dhe frymëzues. Sipas tij çdo individ i thjeshtë mund të bëjë pjesën e tij në luftën kundër pushtimit dhe çdo lloj tiranie.

Ajo që mund të kuptohet lehtësisht në këtë shkrim të shqiptarja.com është fakti që ajo mbron fashizmin italian dhe pushtimin e Shqiperisë nga Italia fashiste dhe jo ata qqë mundohen dhe bëjnë heroizma si Vasil Laci për clirimin e vendit të tyre./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne