Një grup i vogël aktivistësh të USAIDI-t dhe përfaqësues të komuniteteve të margjinalizuara marshuan para Kryeministrisë, duke kërkuar barazi dhe respekt për të drejtat e grave. Ata rikujtuan se 8 Marsi nuk është thjesht një ditë për dhurata dhe lule, por një kujtesë për luftën që ende vazhdon për shumë gra në vend.
Ndërkohë, pjesa tjetër e kryeqytetit gumëzhinte nga festimet. Gratë dhe vajzat mbanin lule në duar, rezervonin vende në restorante, ose organizonin udhëtime të shkurtra jashtë vendit. “Gëzuar 8 Marsin, do festojmë në një lokal,” tha një qytetare, duke përmbledhur ndjesinë e përgjithshme festive që mbizotëronte në ajër.
Nga ana tjetër, disa gra, veçanërisht pensionistet dhe punonjëset në sektorët e ulët të paguar, ndiheshin të lëna pas dore. “Kush po na dëgjon ne? Ne pensionistëve nuk na pyet njeri,” u shpreh një gjyshe, duke reflektuar zhgënjimin e një brezi që e sheh 8 Marsin si një ditë ku premtimet për një jetë më të mirë shpesh mbeten fjalë bosh.
8 Marsi nuk është vetëm një festë — është një kujtesë e dhimbshme se ndryshimi vjen vetëm kur zërat e heshtur guxojnë të bëhen të dëgjueshëm. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë lule; ka nevojë për më shumë drejtësi./gazetaimpakt