Gratë me shami dhe boja e kuqe e Ralf Gjonit

Nga Kliti Kote

Ralfi i kuq diten e djeshme ne Kuvendin Popullor te Republikes se bananeve te Shqiperise na paskerka share grate me shami si nje prapambetje dhe rrezik qe po i vjen vendit tone nga varferia dhe emigrimi. Nuk eshte hera e pare qe e degjoj kete mbeturine te shemtuar politike qe te hedhe balte mbi Islamin ne Shqiperi. Disa here ne studiot televizive Ralfi ka shfryre dufin ndaj Perandorise Osmane qe per 6 shekuj sundoi boten sic Amerika e Ralfit e sundon sot, por me nje ndryshim – osmanet ishin besimtare dhe kishin frike Allahun pra Zotin, ndersa amerikanet e Ralfit jane imperialiste dhe kane frike vetem parane qe duhet ta rrjepin deri ne piken e fundit nga kolonite e tyre sic jemi edhe ne.

Sipas idese se Ralfit, qe te behemi pjese e Bashkimit Europian, duhet te zhdukim fene tone, gjithashtu te gjitha traditat tona, emrat, mbiemrat, te shkelim me kembe paraardhesit tane dhe te kthehemi ne fene e parase dhe materializmit qe do Ralfi i kuq. Ralfit tani qe i ka dal boja e kuqe e eproreve te tij, ndihet mjaft superior dhe po i paraprin shqiptareve per nje rrezik shume te madh qe ju kanoset. Ndaj une sot kam vendosur ti drejtohem Ralfit te kuq edhe si nje musliman i konvertuar, pra nje ish i krishtere orthodoks, i pagezuar ne Kishen Orthodokse te Tiranes. Dua ti tregoj Ralfit se te jesh musliman eshte nje pasuri e madhe dhe nje vlere mjaft e madhe jo vetem per veten, por edhe per te gjithe rrethin shoqeror dhe social ku jeton. Une jam krenar qe jam musliman dhe eshte zgjedhja me e mire qe kam bere ndonjehere ne jeten time konvertimi ne Islam. Me ka bere njeri me te mire, me ka dhene me shume vlera morale, shoqerore edhe ne rrafshin intelektual ne studim dhe dije. Jam njeri me i forte ne karakter dhe i perballoj veshtiresite me mire ne jete. Edhe pse vij nga nje familje me shume tradita ne orthodoksi per te cilen jam shume krenar, une mendoj qe pranimi i Islamit eshte grada me e larte per nje njeri – por ti sigurisht nuk e kupton sepse je injorant dhe ke urrejtje ndaj Islamit dhe muslimaneve te Shqiperise.

Prandaj nje grua qe pranon te mbulohet me shami eshte shume here me e mire sesa nje grua qe vishet me minifund. Nje grua qe mbulohet me shami per hir te Zotit, eshte shume here me e mire sesa nje grua qe aktivizon epshet e meshkujve me pamjen e saj duke i terbuar dhe duke i derguar ata ne veprime te pakontrolluara instiktive. Nje muslimane e mbuluar me shami eshte shume here me e mire sesa nje femer e pambuluar dhe e mbytur ne vese e qe rri e alkolizuar dhe e droguar. Nje femer me shami i ndricon me shume prezenca se ajo femra me tanga qe ke qejf ti o Ralf i kuq. Nje femer me shami eshte shume here me e mire dhe me e ndershme ne politike se ato femra qe jane deputete dhe ministre per shkak te dashnorllikut me eproret e tyre. Prandaj laj gojen kur te flasesh per femrat e mbuluara o Ralf i kuq me boje. Une e kuptoj mllefin tend proverbial ndaj Islamit por nuk te lejoj kurrsesi te fyesh motrat tona muslimane.
Te kam ndjekur shpesh dhe vetem dicka kam kuptuar dhe mesuar gjithmone nga ty dhe fjalet e tua:

1- Qe ke studiuar jashte Shqiperise.
2- Ke qene zari i Ilir Metes
3- Je nenshtetas amerikan.
Kaq.

Vetem keto perrallis kudo me injorancen tende qe te karakterizon dhe qe medemek duke studiuar jashte duhet te jesh medoemos nje njeri i ditur i madh dhe intelektual. ‘Hah’ mua me vjen per te qeshur sa here te degjoj qe flet, pavarsisht se kam pak shkolle vete e fatkeqsisht nuk jam kaq shume i shkolluar si ty.

Ajo qe dua te te shpjegoj tjeter eshte qe Bashkimi Europian nuk eshte ai qe thua ti – pra shkatrrimi i traditave dhe konvertimi ne minifunde tangash dhe heqja e shamise. Ajo qe thua ti eshte thjeshte propagande anti-muslimane me prapavije islamofobike, nga qarqe qe ti i di shume mire dhe aq me shume nxjerre nga goja e nje mbeturine politike dhe nje islamofobi te terbuar e te konfirmuar sic je ti. Duhet te mesosh se Bashkimi Europian eshte nje Union i cili mbledh rreth vetes shtete dhe popuj te etnive te ndryshme duke nderthurur vlera multikulturore, multiracore dhe multifetare te cilet jetojne ne nje bashkesi standartesh te mira e te larta jetesore. Pra cfare do te thote kjo – Do te thote qe Gjermania sot e shume vite drejtohet nga nje parti demokristiane, pra nga nje parti kristiane. Nese Shqiperia neser drejtohet nga nje parti muslimane, ky nuk eshte aspak problem sepse ketu nuk kemi lufte fetare ne Europe, por nje bashkim fetar, kluturor, etnik dhe racor. Islami politik apo Kristjanizmi politik jane pjese e politikes si cdo ideologji tjeter. Islami sot ne Bashkimin Europian eshte e dyta ne numrin e popullsise dhe ne praktiken fetare ndoshta e para. Sot Bashkimi Europian eshte i populluar cdo dite e me shume nga gra me shami qe jane shembuj ne shoqerine europiane. Keshtuqe me vjen keq, por nuk dalin llogarite e fjaleve te tua.

I dashur Ralf i kuq, kur mendoj cfare po te shkruaj po e kuptoj edhe me shume injorancen tende dhe nuk me besohet qe paske studiuar kaq shume saqe e permend kudo qe del ne publik. Te degjova qe po e permendje shpesh shtetin laik a thua ketu na ka ka ikur laicizmi dhe na ka marre rruget, por a e di ti valle se cfare do te thote nje shtet laik ? A e di ti Ralf se cfare eshte laicizmi ? Nese nuk e di te sugjeroj wikipedian apo fjalorin e gjuhes shqipe, ta hapesh dhe ta lexosh. Laik nuk do te thote ateist apo ateizem, sic ke ti nostalgji per kohen e diktatorit Enver Hoxha. Laicizmi eshte tjeter gje, keshtuqe mesoje sepse ke studiuar edhe jashte Shqiperise per 10 vite.

Meqense ti je nje admirues i SHBA-ve dhe na propagandon laicizmin, a e di ti qe presidenti i Amerikes betohet me Bibel ne dore? A i ke pare ndonjehere betimet e qeverive greke apo serbe ne parlamentin e tyre me ungjillin dhe kleriket orthodoxe ? Ti me paturpesine dhe bojen tende te kuqe do te fyesh muslimanet shqiptare qe jane shumice e ketij vendi dhe jane krenar pavarsisht historise se shtremberuar nacional-komuniste qe u shkruajt nga injorant si ti dhe qe sot po merr totalisht trajta te tjera nga faktet dhe studimet historike qe cdo dite dalin ne drite. Tashme muslimanet po i hapin syte dhe po i mesojne shume mire te vertetat e tyre historike.
Ralf me vjen keq, por duhet te kuptosh qe ne shqiptaret muslimane, ketu ne Ballkan jemi shumice absolute. Gjithashtu edhe ne Shqiperi jemi shumice perseri dhe jemi krenare per kete, e nuk na fyen dot as ti e asnje tjeter i lyer me boje apo me ndonje gje tjeter. Nese do ishe ne ndonje vend tjeter te Europes, per fjalet qe the ti do ishe denuar me perjashtim nga kuvendi, por ja qe jetojme ne nje republike babanesh dhe ti derdellit ne fyerje fetare lirshem. Keshtuqe here tjeter laje gojen mire kur te flasesh per muslimanet dhe hiqe bojen sepse te ka mbetur akoma qe prej dites kur u betove ne kushtetuten laike qe ti ke shume qejf. Gjithashtu te sugjeroj te lexosh pak Kuran dhe literature islamike, pasi do te behesh njeri me i mire./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne