Shqiperia

Tërmeti gjatë natës, Ministria e Mbrojtjes jep detaje: U regjistruan 42 pasgoditje

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar për tërmetin që u regjistrua gjatë natës në vend.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tërmeti është pasuar nga 42 pasgoditje.

Po ashtu Ministria e Mbrojtjes deklaron se tërmeti ka qenë me madhësi 4.0 në det, në orën 00: 13, përballë Gjirit të Lalzit.

Reagimi:

Në orën 00:13 nga IGJEUM është regjistruar një termet me madhësi 4.0 në det, përballe Gjirit te Lalzit. Është pasuar nga 42 pasgoditje, me e madhja 3.5.

Nuk raportohen dëme./tpz

OPINIONE