Donald Trump sfidon koronavirusin, rikthehet në Zyrën Ovale

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili po mjekohet për COVID-19, u rikthye në Zyrën Ovale të mërkurën pasdite për herë të parë që kur doli nga spitali, pasi ishte shtruar për koronavirus.

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti shkoi në zyrën presidenciale për t’u informuar mbi bisedimet e bllokuara për ekonominë lidhur me koronavirusin si dhe uraganin Delta.

Trump me anë të një postimi në rrjetet sociale theksoi se ishte informuar për stuhinë dhe se kishte folur me guvernatorët e Teksasit dhe Luizianës lidhur me përgatitjet.

Gjithashtu bëhet me dije se së shpejti dëshiron të flasë me popullin amerikan, por detajet ende nuk janë vendosur, tha për gazetarët të mërkurën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Brian Morgenstern.

“Siç e keni parë, ka patur video në “Twitter” që janë një mënyrë mjaft e lehtë dhe efektive për presidentin që të mbajë lidhje me publikun.

Kjo është padyshim diçka që po e shqyrtojmë si një mënyrë për të komunikuar me vendin, por për momentin nuk kam më shumë të dhëna.”

Sakaq Presidenti Trump nuk ka pasur simptoma për më shumë se 24 orë dhe ka qenë në gjendje të qëndrueshme, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley përmes një deklarate./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress