Grekja Despina Vandi dha koncert në Bursa të Turqisë: më pelqejnë turqit

Në kuadër të një festivali ndërkombëtar muzikor organizuar në provincën veriperëndimore të Turqisë, Bursa, këngëtarja greke, Despina Vandi dha një koncert për artdashësit në teatrin veror të qytetit.

Edicioni i 57-të i Festivalit Ndërkombëtar të Bursës u organizua nga Bashkia Metropolitane dhe Fondacioni i Bursës për Kulturën, Artin dhe Turizmin.

Koncertin Vandi e dha të premten në mbrëmje në Amfiteatrin (Teatrin Veror) në Parkun e Kulturës në pjesën veriperëndimore të Bursës.

Duke folur për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu Agency”, ajo tha se muzika turke dhe greke ishin të ngjashme.

“Më pëlqen muzika, është e përbashkët, folklori po ashtuı”, u shpreh Vandi.

Këngëtarja greke shtoi se i pëlqente ushqimi dhe turqit.

Duke iu referuar një këngëtareje turke, ajo tha: “Unë dhe Ziynet Sali kemi dhënë së bashku një koncert në Stamboll, shumë e mirë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne