Gaza – 135 palestinezë kanë rënë dëshmorë në Marshimin e Kthimit të Madh

Gjatë ndërhyrjeve në protestat paqësore të “Marshimit të Kthimit të Madh”, të cilat vazhdojnë që nga 30 marsi e deri më tani në kufirin e Gazës nën rrethim, ushtarët izraelitë kanë shkaktuar vdekjen e 135 palestinezëve dhe plagosjen e më shumë se 15 mijë të tjerëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref al-Kudra në një deklaratë për AA tha se në protestat e “Marshimit të Kthimit të Madh” deri më tani janë plagosur 15.200 palestinezë, në mesin e të cilëve ndodhen edhe të prekurit me bomba gazi”.

“370 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Prej tyre 2.536 janë fëmijë ndërsa 1.160 gra”, tha Kudra, duke shtuar se në mesin e të plagosurve ndodhen edhe 231 punonjës të shëndetësisë dhe 175 gazetarë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i personave të martirizuar në protestat, të cilat vazhdojnë që nga 30 marsi e deri më tani në kufirin e Gazës, ka arritur në 135.

Me rastin e 42-vjetorit të Ditës së Tokës, që nga 30 marsi e deri më tani, palestinezët organizojnë në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin protesta paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh”.

Ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve, të cilët kërkojnë “të kthehen në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme që zbatohet ndaj Gazës që nga viti 2006”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne