Greqi, e moshuara humb jetën nga koronavirusi, shkon në tre numri i viktimave

Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Greqi. Sipas të dhënave, ka humbur jetën një 92-vjeçare që u diagnostikua me koronavirus. Po kështu mësohet se dy të afërm të së moshuarës janë izoluar në spital.

Viktimë ka mbetur dhe një 67-vjeçar që vuante nga sëmundje të zemrës.

Vetëm brenda një ditë, numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 72 persona.

Nisur nga përhapja e shpejtë e virusit, edhe autoritetet greke kanë marrë masa duke mbyllur restorantet, kafenetë, baret dhe qendrat tregtare.

Kujtojmë se mes personave të prekur në Greqi janë dhe 4 shqiptarë, motër e vëlla, me bashkëshortët e tyre./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne