Koronavirusi i merr jetën foshnjës së porsalindur në Angli

Si pasojë e koronavirusit, ka vdekur në Londër një foshnje i sapolindur, duke u bërë kështu viktima më e re në botë që vdes nga kjo sëmundje.

Nëna e fëmijës është dërguar në spital disa ditë më parë me shenja pneumonie, derisa rezultatet pozitive me koronavirus dolën vetëm disa ditë para se të kryente lindjen. Të dy po trajtoheshin në spitale të ndryshme, derisa gjendja shëndetësore e nënës ishte shumë e rëndë se e foshnjes.

Me të mësuar për gjendjen e nënës, mjekët e testuan menjëherë edhe fëmijën, vetëm pak kohë pasi kishte lindur. Vetëm se, ende nuk dihet nëse ishte infektuar derisa ishte në barkun e nënës, apo gjatë lindjes.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, shtatzënat dhe fëmijët e vegjël janë shumë pak të rrezikuar nga koronavirusi, ndërsa shfaqin vetëm simptoma të lehta.

Ky fëmijë i sapolindur, besohet të jetë viktima më e re në botë nga koronavirusi, teksa më të rrezikuarit janë personat e thyer në moshë.

Lajmi vjen në kohën kur në Britani të Madhe është rritur në 800 numri i të infektuarve me koronavirus, me 200 të prekur më shumë brenda një dite, ndërsa 11 raportohet të kenë humbur jetën./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne