Greqi-Kinë firmosin 16 marrëveshje bashkëpunimi

Në Athinë, ku ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore Xi Jinping u takua me Presidentin Prokopis Pavlopulos dhe Kryeministrin Kiryakos Miçotakis.

Në kuadër të kontakteve të presidentit Xi ndërmjet dy vendeve u firmosën edhe 16 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, prej të cila disa janë: marrëveshja për eliminimin e pengesave (burokratike) që janë hasur gjatë zbatimin e planit investues të firmës kineze “Cosco Group” në portin e Piresë; marrëveshja për ekstradimin e personave të ndjekur penalisht; rritjen e bashkëpunimit ndërmjet radiotelevizioneve publike (për këmbimin e programeve) dhe ndërmjet disa institucioneve të arsimit të lartë; programimin e fluturimeve ‘charter’ mes dy vendeve dhe marrëveshja për hapjen në Athinë të degës së “Bank of China”.

Pas kontakteve në Athinë presidenti kinez Xi Jinping i shoqëruar edhe nga Kryeministri Miçotakis vizitoi objektet e firmës “Cosco” në portin e Piresë.

Kompania gjigande kineze në fushën e transportit “Cosco Group” kishte blerë shumicën e aksioneve (66%) të portit të Piresë, porti më i madh tregtar i vendit, në kuadër të procesit të privatizimit që ishte realizuar në Greqi.

Është raportuar se “Cosco” kishte planifikuar të bënte disa ndryshime në portin e Piresë, por këto kërkesa të saj kishin ngecur në barrierat e burokracisë greke./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne