Lavrov: ShBA kërkon ndarjen e Sirisë për naftë

Në fjalën drejtuar Forumit të Paqes, që zhvillohet në Paris të Francës, ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov foli edhe mbi zhvillimet e fundit në Siri.

Dialogu midis regjimit dhe opozitës në Siri u bë i mundur falë Procesit të Astanës, proces që është filluar nga Turqia, Rusia dhe Irani, tha shefi i diplomacisë ruse.

ShBA-ja do që të ndajë nga Siria zonat e pushtuara nga organizata separatiste terroriste PKK/YPG/PYD, e cila përdor emrin Forcat Demokratike Siriane (FDS) dhe të kontrollojë zonat naftëmbajtëse,- u shpreh Lavrov, ndërsa shtoi se edhe vendet e Gjirit gjithashtu kanë kërkuar të bëjnë investime të mëdha në këto rajone [të pushtuara nga PKK/YPG/PYD].

Duke iu referuar përpjekjeve të PKK/YPG/PYD-së për të ndërtuar një korridor terrorist duke i besuar mbështetjes amerikane, Lavrov tha se PKK/YPG/PYD-ja kishte supozuar se ShBA-ja do ta mbështeste gjithmonë këtë vendim separatist, por kur ShBA-ja i braktisi, ata u përpoqën të afrohen me regjimin e Beshar Esadit dhe kishin kërkuar edhe ndihmën e Rusisë për këtë.

Por me rikthimin e ShBA-së në rajon për naftë PKK/YPG/PYD-ja nisi ti afrohet sërish ShBA-së duke vepruar në mënyrë jokonsistente, pa vijueshmëri logjike, shtoi Lavrov.

Lavrov theksoi se kurdët e Sirisë janë gjithashtu të përfaqësuar në Komitetin Kushtetues në Gjenevë.

“Por në mesin e tyre nuk ka PKK/YPG/PYD. Ju e dini qasjen e turqve ndaj PKK/YPG/PYD-së”,- tha ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne