Greqia do të blejë sisteme izraelite të armëve

Këshilli Qeveritar i Greqisë për Çështjet e Jashtme dhe të Mbrojtjes (KYSEA) dha ‘dritën e gjelbër’ të martën për blerjen e dy llojeve të raketave nga Izraeli, raportojnë mediat lokale.

Vendimi u mor në një takim të Këshillit të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe përfshin blerjen e bombave SPICE-Smart, Precise Impact, Cost-Effective (të mençura, të sakta dhe me kosto efektive) si dhe raketat ajër-tokë Rampage, sipas të përditshmes “Kathimerini”.

Sipas raportit, të paktën 300 bomba SPICE, të cilat janë municione të telekomanduara me saktësi ajër-tokë, do të blihen për 130 milionë euro. Paketa do të rrisë shumë aftësitë e flotës F-16 të vendit, shton raporti.

Prodhuar nga Rafael Advanced Defense Systems, SPICE është tashmë në përdorim nga Izraeli, Kolumbia, Brazili, Singapori dhe India.

Raketat Rampage, të prodhuara nga Industria Ushtarake izraelite, kanë secila një kokë 150 kilogramësh dhe rreze veprimi deri në 250 kilometra dhe thuhet se përdoren nga Forcat Ajrore izraelite dhe indiane./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne