Rajoni

Greqia goditet nga erëra të fuqishme mbi 100 km në orë

Erëra të fuqishme kanë goditur Greqinë, ku në disa vende fryjnë me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë, duke detyruar zyrtarët që të ndalojnë trajektet ndërmjet tokës dhe disa ishujve.

Për shkak të erërave të fuqishme janë mbyllur edhe disa shkolla në ishujt e Detit Egje, si Andros, Mikonos dhe Tinos, transmeton AP. Trajekti është ndalur edhe për ishullin Lezbos, ku po qëndron një numër i madh emigrantësh. Sipas meteorologëve, erëra të fuqishme priten edhe në periudhën e ardhshme në Greqi.

Burimi: Ballkanweb

OPINIONE