Policia e Dibrës ka arrestuar një 27-vjecar, pasi ishte shpallur në kërkim. Në pranga ka përfunduar Zabit Doçi , 27 vjeç, banues në Lurë ,Dibër, pasi rezulton i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për dy vepra penale.
Sipas policisë, kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me datë 06.11.2012 e ka dënuar me 1 vit e 6-muaj burg për veprat penale të “Kanosjes” dhe “ Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” të parashikuar nga nenet 84 dhe 278/2 të Kodit Penal, pasi ne vitin 2012, ka kanosur me armë shtetasin N.C.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Burimi: BalkanWeb