Greqia i tregon përsëri ‘muskujt’ Turqisë, stërvitje ushtarake me SHBA-në

Në kulmin e përplasjeve me Turqinë, Greqia është duke kryer një mori manovrash ushtarake me shtete si Franca, Izraeli dhe sëfundmi SHBA-të.

Mediat greke raportojnë për një stërvitje të gjerë me tanke në Thrakinë Perëndimore të ushtrisë së tyre dhe asaj amerikane.

Raportohet se në zonën kufitare me Turqinë do të stërviten tanket e famshëm amerikan “M1A2 Abrams” dhe ata “Leopard”, të prodhimit gjerman, nën përdorimin e Greqisë.

Më herët, Greqia kishte kryer stërvitje në det me marinën franceze si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejt ndaj kërcënimeve turke./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne