Kultura

Gruaja nga Omani jeton me 492 kafshë shtëpiake

Shumë prej tyre janë kafshë të shpëtuara nga rruga që Maryam i ka gjetur gjatë dekadës së fundit.

Gjithçka nisi në 2008, kur  51 vjeçarja u shpreh vullnetare për t’u kujdesur për një mace persiane të sjellë në shtëpi nga djali i saj. Dy vjet më vonë ajo gjeti një mace tjetër, dhe kësaj here ishte krejt ndryshe.

“E gjeta veten totalisht të përfshirë. Kujdesesha totalisht për të, e laja, e ushqeja dhe rrija me të”, thotë  Balushi.

Por shpejt fjala u përhap dhe të tjerë njerëz nisën të linin në derën e saj kafshët e tyre, madje edhe strehat e kafshve i kërkonin ndihmë për t’u kujdesur për kafshët.

Balushi, e cila edhe vetë ka mbetur jetime prej moshës së vogël, thotë se kafshët e kanë ndihmuar me depresionin e saj: “Isha më parë në një vend të erët, dhe ato më kanë ndihmuar të shpëtoj”.

Ish-punonjësja e adminsitratës në pension, thotë se shpenzon $7,800 çdo muaj për kujdesjet e kafshëve të saj, 17 prej të cilave janë të verbra. Paratë shkojnë për ushqim, mjete pastrimi dhe kujdesje veterinare.

Por teksa popullariteti i saj rritet me numri i madh të ndjekësve në rrjetin Instagram, më shumë njerëz po ofrojnë donacione për të ndihmuar me kostot.

Aktivistët e kafshëve në Oman po përpiqen të reduktojnë numrin e kafshëve të rrugës, të braktisura gjatë viteve të fundit. Në vend ka dhe një gjobë prej $25 për braktisjen e kafshëve shtëpiake.

Megjithë disa ankesa nga fqinjët dhe shpenzimet e kujdesjeve për kafshët, Balushi i përshkruan kafshët si “më besnike se njerëzit”.

“Shpresoj që komuniteti të më mbështesë me këtë që po bëj, pasi në fund të fundit kafshët varen nga mbështetja”, thotë ajo.

FOTO GALERI
1/8

OPINIONE