Izraeli do të miratojë mijëra njësi kolone banimi

Izraeli synon të miratojë mijëra njësi vendbanimesh kolone në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Kudsin Lindor përpara inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së Joe Biden në janar, sipas mediave lokale.

Kanali izraelit KAN tha se Këshilli i Lartë Izraelit i Planifikimit dhe Ndërtimit, një organ zyrtar izraelit që mbikëqyr ndërtimin e vendbanimeve, do të mblidhet në dy javët e ardhshme për të miratuar ndërtimin e mijëra njësive të vendbanimeve në territorin e okupuar.

Kanali tha që planet janë tashmë të gatshme por kërkojnë miratim nga këshilli, duke shtuar se autoritetet izraelite synojnë të miratojnë ndërtimin përpara mbërritjes së Biden-it në Shtëpinë e Bardhë në fund të janarit.

Grupi izraelit “Peace Now” tha se aktiviteti i vendbanimeve kolone është dyfishuar në territoret e okupuara palestineze në katër vitet e fundit gjatë mandatit të presidentit në ikje Donald Trump.

Ligji ndërkombëtar i sheh si Bregun Perëndimor, ashtu dhe Kudsin Lindor, si territore të okupuara dhe i konsideron të paligjshme të gjitha veprimtaritë e ndërtimit të vendbanimeve kolone hebreje atje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne