Gruevski: Shqiptarët do kuptojnë kush është Zaevi

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka thënë se partia e tij së shpejti do të rikthehet në pushtet.

Gruevski poashtu ka thënë se në periudhën e kaluar është punuar shumë që partia që drejton ai të paraqitet si armik i shqiptarëve, megjithatë sipas tij koha do ta dëshmojë të kundërtën.

“VMRO dhe unë si lider i partisë kemi sjellë shumë investitorë në Maqedoninë perëndimore. Shqiptarë që ishin pa punë u punësuan.
Kemi ndërtuar rrugë, kanalizime në lindje po ashtu edhe në Maqedoninë perëndimore.
Shqiptarët do ta mësojnë se kush është Zaevi, maqedonasit e dinë, dhe jo rastësisht pas sulmeve të shumta ata vendosën që shumicën të na e besojnë neve”,
 ka thënë Gruevski në tv Nova.
Gjithashtu, Gruevski ka thënë se nuk ndihet fajtor për akuzat e ngarkuar nga Prokuroria Speciale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne