Grupet palestineze kundërshtojnë kërkesat e SHBA dhe Izraelit

Drejtori i përgjithshëm i Komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, ka thënë se kjo organizatë asnjëherë nuk do të pranojë kërkesën e regjimit sionist dhe të SHBA për njohjen zyrtare të Izraelit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Saeb Arikat, drejtori i përgjithshëm i Komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, duke folur në lidhje me fjalimin e Benjamin Natanjahu, kryeministrit të regjimit sionist për të rënë dakord për një pajtim palestinez të kushtëzuar nga njohja e Izraelit nga grupet palestineze, ka thënë: Organizata për Çlirimin e Palestinës e kundërshton këtë gjë. Arikat ka shtuar: Qëllimi i kësaj këmbëngulje nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi izraelit për ta njohur këtë regjim është të mposhtin përpjekjet e palestinezëve për të arritur pajtimin kombëtar. Drejtori i përgjithshëm i Komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës ka shtuar: Bisedimet e së martës në mes të lëvizjes palestineze të rezistencës islamike (Hamas) dhe Fatah në Kajro janë për aktivizimin e konsensusit kombëtar mbi Rripin e Gazës, shqyrtimin e çështjeve të sigurisë dhe menaxhimin e kalimeve kufitare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne