Grupi Anti-Sorros nis të luftojë censurën e internetit

Këtë javë një grup i ri jofitimprurës, “Free Our Internet”, po lançon qëllimin “për të ekspozuar përpjekjet nga monopolet dhe teknologjia radikale e Silicon Valley për të marrë kontrollin e Internetit”.

Grupi i ri jofitimprurës i qytetarëve do t’u mësojë amerikanëve se si elitat e majta dhe aleatët e tyre të fuqishëm korporalë kanë përdorur metodikisht pasurinë dhe ndikimin e tyre politik për të dëmtuar liritë publike të internetit dhe për të luftuar mediat alternative, vuri në dukje një njoftim për shtyp të hënën, 1 maj 2017.

I themeluar nga drejtoresha e fushatës Maine të Trampit, Christine-Lee McNally, Free Our Internet u organizua për të fuqizuar individët që mbështesin fjalën dhe shprehjen e lirë në internet, që mbrojnë diversitetin e ideve dhe kundërshtojnë veprimet e qeverisë që dëmtojnë transparencën e internetit.

“Për vite me radhë, majtistët dhe aleatët e tyre të korporatave në Silicon Valley kanë paguar shërbimin e lirisë së internetit”, tha McNally. “Në realitet, ata punojnë pa u lodhur për ta minuar këtë liri, duke mbështetur përpjekjet klandestine për ta bërë internetin më pak të lirë”.

McNally theksoi se nën Presidentin Obama, interneti u hoq nga populli amerikan.

“Për teknologjinë e majtë, interneti nuk ka të bëjë me të qenurit i hapur dhe me mbrojtjen e shumëllojshmërisë së ideve. Ka të bëjë me punën e pamëshirshme për të kontrolluar komunikimin në internet, duke manipuluar ligjërimin politik të Amerikës për të promovuar axhendat e veta dhe për të rregulluar xhepat e veta”, vazhdoi McNally.

“E majta aktiviste dhe politike kanë gjetur kauzë të përbashkët me monopolin e Silicon Valley – kompani që në fakt kontrollojnë platformat nga të cilat varen qytetarët për informacion dhe për të komunikuar me njëri-tjetrin,” theksoi ajo.

Çad Wilkinson, zëdhënësi për Free Our Internet, shpjegoi për Infowars.com që grupi i ri targeton Xhorxh Sorrosin, Fondacionin Ford si dhe gjigandët e tjerë të Silicon Valley, duke përfshirë Google dhe Facebook në të majtën politike që kanë mbrojtur rregullat e lëshuara nga FCC-ja në kohën e Obamës, jo për të mbrojtur “privatësinë e internetit” apo për të promovuar “Neutralitetin e Internetit”, por për ta kthyer internetin nën kontrollin e qeverisë.

Wilkinson, një veteran i medias, ka nxjerrë gjatë 20 viteve të fundit disa nga emrat më të mëdhenj në lajmet kabllore dhe në radio, duke përfshirë Lou Dobbs, Dennis Miller, Lars Larson dhe Charles Payne.

“Presidenti Obama kaloi disa rregulla në vitin 2015 që i dhanë qeverisë federale pothuajse fuqi të pakufizuara ndaj internetit për herë të parë në histori,” tha Wilkinson.

“Kjo i dha qeverisë federale dhe aleatëve të saj të Silicon Valley të mbretërojnë të lirë për të kontrolluar aparatin e komunikimit të vendit tonë,” vazhdoi ai.

McNally dhe Wilkinson ranë dakord se portierët e fundit të Silicon Valley, përfshirë Twitter dhe Facebook, janë angazhuar gjatë dy viteve të fundit në përpjekje të gjera për të censuruar lajme konservatore, për të ndaluar zërat konservatorë dhe për të manipuluar përmbajtjen nëpër platformat e tyre për t’i shërbyer axhendës së tyre politike.

Më 28 prill 2017, Breitbart raportoi se kryetari i FCC, Ajit Pai, në një fjalim të mbajtur javën e kaluar në Neëseum në Uashington DC, shpjegoi se ka në plan të rishikojë rregullat e Neutralitetit të Internetit të epokës së Obamës, dhe të rivendosë sistemin rregullator light-touch të vendosur nga Presidenti Klinton dhe republikanët në Kongres, siç është kodifikuar në Aktin e Telekomunikacionit të vitit 1996.

Më 25 shkurt 2015, Qendra për Hulumtime të Medias raportoi se Shoqëria e Hapur e Fondacionit Sorros dhe Fondacioni Ford kishin shpenzuar së paku 196 milionë dollarë duke mbështetur grupet e “interesit publik” të Astroturfit, duke përdorur axhendën e majtë për ta bërë FCC-në e kontrolluar nga Obama që të nxirrte rregullat e Neutralitetit të internetit, që do t’i lejonin monopolet e internetit si Google, Twitter dhe Facebook të censuronin lirisht lajmet e raportuara nga agjensitë e lajmeve konservatore dhe liberale. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne