Bota

Grupi i dytë i ushtarëve turq mbërrin në Katar

Grupi i dytë i ushtarëve turq i përbërë nga 25 ushtarë dhe 5 makina ushtarake ka mbërritur sot në Katar.

Siç njofton agjencia e lajmeve Fars, të dielën e kaluar, grupi i parë i përbërë nga dhjetëra ushtarë turq janë dislokuar në një bazë ushtarake në afërsi të kryeqytetit katariot, Doha. Dislokimi i forcave turke në Katar bëhet në kuadër të një vendimi të Parlamentit turk për dërgimin e trupave turke në Katar për ta ndihmuar këtë vend që po përballet me bllokadën dhe kërcënimet e disa vendeve arabe të Gjirit Persik. Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, të mërkurën vuri në dukje bllokadën e vendosur nga Arabia Saudite dhe disa shtete të tjera arabe kundër Katarit dhe deklaroi se bllokada e gjithanshme ndaj popullit të një vendi në asnjë mënyrë nuk është veprim njerëzor./ PT

OPINIONE

INTERVISTA