Grupi Houthi: Goditëm një anije luftarake të marinës amerikane në Detin e Kuq

Houthitë e mbështetur nga Irani në Jemen njoftuan se kishin shënjestruar me raketa një anije luftarake të marinës amerikane në Detin e Kuq.

Zëdhënësi Ushtarak i grupit Houthi, Yahya Saree, në deklaratën e tij në platformën e mediave sociale X, dha informacione për sulmin e kryer nga forcat Houthi kundër marinës amerikane në Detin e Kuq.

Duke deklaruar se ata kanë shënjestruar me “raketa të përshtatshme detare” shkatërruesin e marinës amerikane “USS Gravely”, Saree tha se sulmi në fjalë është kryer për të mbështetur popullin palestinez dhe për t’iu përgjigjur sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj Jemenit.

“Forcat e Armatosura të Jemenit konfirmojnë se të gjitha luftanijet amerikane dhe britanike që marrin pjesë në sulmin kundër vendit tonë në Detin e Kuq dhe në Detin Oman janë brenda bregut të synuar të forcave tona dhe do të jenë në shënjestër brenda fushës së të drejtës së mbrojtjes legjitime të vendit, popullit dhe kombit tonë”, tha Saree.

Duke tërhequr vëmendjen për qëndrimin e popullit jemenas ndaj çështjes palestineze, Saree tha: “Forcat e Armatosura të Jemenit do të vazhdojnë të pengojnë anijet izraelite ose të lidhura me hyrjen ose lundrimin në portet e pushtuara palestineze deri sa të ndalet sulmi në Gaza dhe të hiqet bllokada”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne