Grupi Houthi pretendon se ka shënjestruar anijet britanike të naftës në Detin e Kuq

Rebelët Houthi të Jemenit kanë bërë të ditur se kanë shënjestruar me disa raketa një anije britanike të naftës në Detin e Kuq. “Forcat detare të Jemenit shënjestruan një anije britanike nafte (POLLUX) në Detin e Kuq me një numër të madh raketash të përshtatshme detare”, tha në një deklaratë zëdhënësi i grupit, Yahya Saree.

“Goditja ishte e saktë dhe e drejtpërdrejtë”, shtoi ai.

Ai theksoi se “operacionet ushtarake në Detin e Kuq dhe Detin Arabik kundër anijeve izraelite ose atyre që shkojnë në portet e Palestinës së pushtuar do të vazhdojnë derisa të ndalet agresioni kundër popullit palestinez dhe të hiqet rrethimi”. Deri më tani nuk ka asnjë koment nga pala britanike për deklaratën e grupit Houthi.

Grupi thotë se sulmet synojnë të bëjnë presion mbi Izraelin që të ndalojë sulmin e tij vdekjeprurës në Rripin e Gazës, duke e çuar SHBA-në dhe Britaninë të nisin sulme ajrore kundër objektivave të grupit Houthi brenda Jemenit. Deti i Kuq është një nga rrugët detare më të përdorura në botë për dërgesat e naftës dhe karburantit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne