Grupi musliman i Çikagos fton amerikanët të mësojnë rreth Islamit nga Kur’ani

Në një orvatje për të edukuar amerikanët e tjerë rreth mësimeve themelore të Islamit dhe për të inkurajuar dialogun, një grup musliman me qendër në Çikago ka nisur një fushatë të re tetë javore e dizajnuar për të edukuar amerikanët rreth mësimeve të vërteta të Islamit.

“Ka patur disa sulme të kohëve të fundit që synojnë muslimanët në Çikago dhe në mbarë Amerikën. Islamofobia në kohë rrjedh nga mungesa e edukimit për Islamin apo edukimi nga burime të pasigurta”, tha në një komunikatë për shtyp, në fillim të kësaj jave, Dr. Sabil Ahmed, Drejtor Ekzekutiv, GainPeace Project.

“Kështu, ne duam t’u ofrojmë amerikanëve tanë një mundësi për të mësuar mësimet e vërteta të Islamit nga burimi i saj kryesor, Kur’ani”.

Nisur me titullin “Mëso Islamin nga Burimi i Tij”, qëllimi i fushatës është të ftojë amerikanët e tjerë të mësojnë Islamin nga burimi i Tij, Kur’ani, dhe jo nga burime të pasigurta, në media sociale ose lajme të rreme.

GainPeace do të ofrojë çdo telefonatë në numrin e tij pa pagesë, 800-662-4752, një kopje falas të Kur’anit në anglisht ose spanisht.

Grupi gjithashtu dëshiron që njerëzit e besimeve të tjera të mësojnë mësimet paqësore të Islamit, në kundërshtim me atë që portretizohet nga disa media.

“Fushat e mëparshme edukative të GainPeace kanë krijuar thirrje të shumta për mbështetjen dhe ndërtimin e aleancave me grupet ndërfetare, grupet e pakicave dhe fqinjët”, tha Anvar Khan, Bordi Drejtues i GainPeace dhe president i Shoqatës Muslimane të Bolingbrook (MAB).

Shoqata Muslimane Bolingbrook ( MAB) po bashkëpunon me GainPeace për nisjen e fushatës për informim të billboard-it.

Dr. Sabil Ahmed, gjithashtu, vuri në dukje se kishte pasur disa incidente të paragjykuara kohët e fundit që synonin muslimanët në Çikago dhe në mbarë Amerikën.

Burimi : ABNA24/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne