Këshilli Mysliman i Koordinimit me qendër në Këln ka bërë thirrje që Gjermania të pranojë fëmijët e plagosur dhe të traumatizuar nga Gaza për trajtim mjekësor.
Zëdhënësi i grupit, Ali Mete, tha se ofrimi i ndihmës dhe mbrojtjes për këta fëmijë është një detyrim moral, duke shtuar se çdo veprim ndryshe do të ishte në kundërshtim me humanizmin dhe mëshirën.
Sipas Mete, disa qytete gjermane dhe organizata të shoqërisë civile tashmë kanë shprehur gatishmërinë për të kujdesur për fëmijët e plagosur dhe familjet e tyre. /mesazhi
















