Grushti i Shtetit/ Kryeprokurori turk: Disa prej tyre fshihen në Shqipëri

Prokurori i Përgjithshëm turk Mehmet Akarca i pranishëm në Tiranë në një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka thënë se ka dyshime se disa prej personave që dyshohet se jane të perfshirë në tentativën për grusht shteti në Turqi, me shumë gjasa mund të jenë strehuar në Shqipëri.

Ndaj i ka kërkuar Prokurorit Llalla të nisë hetime për këta persona.

“Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Akarca kërkoi bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për hetimin e disa prej personave të përfshirë në ngjarjet e 15 Korrikut 2016 në Turqi, për të cilët institucionet ligjzbatuese turke kanë dyshime se strehohen në Shqipëri”, thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë për mediat.

Nga ana e tij, Llalla vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet turke në luftën kundër krimit të organizuar dhe, në veçanti, trafikut të lëndëve narkotike.

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë i sugjeroi homologut të tij turk mundësinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do t’i shërbejë shkëmbimit në kohë reale të të dhënave hetimore për çështje me interes të përbashkët.

Gjatë takimi, Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, z. Akarca, i konsideroi shumë të rëndësishme raportet me autoritetet shqiptare dhe garantoi se kjo frymë bashkëpunimi do të vijojë të forcohet edhe në të ardhmen.

Zoti Akarca foli gjithashtu për nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal e më gjerë, nisur nga rreziku i përhapjes së terrorizmit në Ballkan e në Europë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne