Mbështetësit e Turqisë sa vijnë e shtohen në Kosovë”

Kelmendi tha se ai është politikani i parë nga Kosova që ka dalë kundër tentativës për grusht shteti që organizata terroriste tentoi ta realizojë vitin e kaluar në Turqi

PRISHTINË (AA) – Deputeti dhe kryetari i përgjithshëm i partisë “Fjala” në Kosovë, Gëzim Kelmendi duke vënë theksin se populli i Kosovës e do shumë Turqinë tha se “Brenda popullit ka anëtarë të tillë që sikur tentativa e FETO-s për grusht shteti të kishte qenë e sukseshme do të shkonin në Turqi për ta mbrojtur”.

Në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA), Kelmendi tha se ai është politikani i parë nga Kosova që ka dalë kundër tentativës për grusht shteti që organizata terroriste tentoi ta realizojë vitin e kaluar në Turqi.

Pasi ka vënë në dukje se FETO është një organizatë terroriste dhe se kërcënon strukturën kushtetuese të Turqisë, Kelmendi ka shpjeguar se pas 15 korrikut për të mbështetur Turqinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan ka ndarë pikëpamjet e tij në shumë media kundër kësaj organizate të përgjakur dhe se nëpërmjet gazetave dhe programeve televizive ka bërë shumë deklarata.

Ndër të tjera pasi ka transmetuar se në këtë pikë e ka shprehur në çdo platformë se “ndodhet pas Turqisë” por se nga shteti nuk është marrë ndonjë sanksion për organizatat dhe institucionet e lidhura me FETO-n në Kosovë, Kelmendi ka vënë theksin se në rast se qytetarët e Kosovës do ti japin votën në zgjedhjet që do të mbahen më 11 qershor ai do të ndërmarrë një luftë të ngjashme me atë të Turqisë.

Kelmendi ka tërhequr vëmendjen në qëndimin kundër Turqisë të media në Kosovë dhe ka shtuar më tej se “Populli në Kosovë e do shumë Turqinë. Propaganda dhe retorikat politike nuk janë zëri i popullit. Brenda popullit ka anëtarë të tillë që sikur tentativa e FETO-s për grusht shteti të kishte qenë e suksesshme do të shkonin në Turqi për ta mbrojtur”.

Më tej duke transmetuar se në vendin e tij ai ktirikohet si “pro Turqisë dhe Erdoğan-it” për shkak se është shprehur se “Populli i Kosovës duhet të jetë pranë Turqisë” Kelmendi ka thënë se pavarësisht se ka marrë qindra kërcënime politike ai mbështetjen ndaj Turqisë e sheh si një borxh.

“Unë nuk kam marrë mbështetje nga Turqia, gjtihashtu nuk kam pritshmëri por unë gjithmonë do të jem me Turqinë duke i dhënë një mbështetje të vazhdueshme. Kam një dashuri për të”, tha ai.

“Mbështetësit e Turqisë sa vijnë e shtohen”

Duke bërë të ditur se mbështetësit e Turqisë sa vijnë e shtohen në Kosovë, por se media e injoron këtë Kelmendi thotë se “Për qindra vite janë përpjekur ta ndikojnë popullin me propagandën serbe. Me arsimimin e qytetarëve të Kosovës në Turqi dhe me arritjen e informacioneve rreth Turqisë nëpërmjet internetit u kuptua se ajo nuk është kundër nesh por është mike jona”.

Ndër të tjera duke pretenduar se edhe vendet perëndimore drejtojnë politikanët në qeverinë e Kosovës, Kelmendi potencoi kritikat.

“Disa aktorë politikë këtu, për të qëndruar në pushtet, mund të ndryshojnë edhe identitetin e tyre nëse do të jetë e nevojshme për të mos prishur bashkëpunimin që bëjnë me vendet perëndimore. Janë shumë të prirur për perëndimin. Mund të sakrifikojnë madje edhe fenë e tyre. Madje, brenda Evropës vetëm në Kosovë janë të ndaluar mbajtja e mbulesës dhe dhënia e mësimeve fetare në shkollat fillore”.

Më tej Gëzim Kelmendi ka shtuar se disa drejtues kryesorë të vendit teksa nuk marrin pjesë në aktivitetet islame, përpiqen që të jenë në radhë të parë në aktivitetet e zhvilluara nga përfaqësitë e feve të ndryshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne