Bota Opinion

Julian Assange dhe armiqtë që duan ta shohin pas hekurave

Con Coughlin

Çdo festim që Julian Assange mund të ketë planifikuar pas vendimit të autoriteteve suedeze për ta çliruar nga akuzat për përdhunim, duhet të shtyhet për vet faktin se ai ende përballet me ndjekjen penale në SHBA për shkelje të ndryshme të sigurisë kombëtare.

Assange padyshim nuk do të ndalojë së besuari se ai është i shfajësuar nga vendimi i prokurorëve suedezë për të tërhequr hetimin mbi përdhunimin e dy femrave gjatë një vizite në Suedi në vitin 2010.

45-vjeçari i ka mohuar gjithmonë akuzat, por para se të shkojë shumë larg duke përshëndetur vendimin suedez si një fitore personale, ai do të bënte mirë të mbante mend se akuzat janë ndalur si rezultat i dështimit të Zyrës së Prokurorive suedez për të vërtetuar akuzat.

Megjithatë, ky vendim i jep zotit Assange mundësinë për t’i dhënë fund më shumë se pesë viteve burgim të vetëvendosur në ambasadën ekuadoriane në Londër, ku ai u strehua pas kapërcimit të lirimit me kusht.

Kreu i WikiLeaks-it u arrestua së pari nga autoritetet britanike në përgjigje të një kërkesë për ekstradim nga autoritetet suedeze.

Arsyetimi i zotit Assange për të kërkuar strehim në misionin diplomatik të Amerikës Latine ishte se, nëse ekstradimi në Suedi vazhdonte, ai ishte në rrezik të ekstradohej në SHBA, ku, si themeluesi i WikiLeaks-it, do përballej me ndjekje penale në publikimin e një sërë informacionesh sekrete.

Shumë prej këtyre akuzave kanë të bëjnë me informacione që Assange i ka marrë nga Edward Snowden, spiuni që ka punuar për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Amerikane dhe aktualisht jeton nën mbrojtjen e rusëve.

Snowden zbuloi një gamë të gjerë sekretesh lidhur me sjelljen e Uashingtonit nga konfliktet e fundit në Irak dhe Afganistan deri tek marrëdhëniet e saj diplomatike me pjesën tjetër të botës, si dhe detaje të turpshme për mënyrën se si SHBA-ja i kishte spiunuar aleatët e ngushtë, përfshirë këtu edhe përgjimin e celularit të Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Informata të tjera janë siguruar nga ish-analisti i zbulimit të Ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, i cili u lirua nga burgu këtë javë, pavarësisht dënimit 35 vjecar për kryerjen e veprave penale sipas Aktit të Traktatit të SHBA (dënimi i saj u ndryshua nga ish- Presidenti amerikan, Barak Obama).

Z. Assange është i vetëdijshëm se edhe ai mund të përballet me një vite të tëra burg nëse ekstradohet në SHBA, veçanërisht pasi disa nga informacionet që “ËikiLeaks” ka publikuar kanëtë bëjë me akuzat se qeveria ruse u përpoq të ndërhyjë në zgjedhjeve presidenciale amerikane, një akuzë që tani është duke u hetuar nga Kongresi.

“ËikiLeaks” ishte përgjegjës për rrjedhjen e emaileve të ndjeshme të Komitetit Demokrat që sugjeruan se partia ishte e angazhuar t’i jepte fitoren Hillary Clinton dhe jo rivalit të saj demokrat, Bernie Saunders.

Administrata Trump tashmë e ka bërë publike perceptimin e saj rreth tradhëtisë së zotit Assange dhe publikimeve të materialeve konfidenciale amerikane, nëpërmjet drejtorit të CIA-s, Mike Pompeo, i cili kohët e fundit e përshkroi WikiLeaks-in si një “agjenci të huaj armiqësore”.

Assange mund të mendojë se është liruar nga akuzat për sjellje të rëndë seksuale, por beteja e tij për të shpëtuar veten nga dënimi me burg është shumë larg. /The Telegraph/Syri.net/