Guantanamo e re në SHBA: emigrantët e paligjshëm, në dy baza ushtarake

Ushtria amerikane po përgatit ndërtimin e dy kampeve të përkohshme për emigrantë në dy baza ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes, Jim Mattis konfirmoi se këto dy baza janë në Teksas. Njëra është Fort Bliss në El Pas dhe tjetra baza ajrore Goodfellow në San Angelu.

Një zyrtar amerikan, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se është parashikuar që një nga bazat të vendosën familjet, e te tjetra fëmijët imigrantëve,

Një javë më parë, ushtria amerikane ka thënë se po i kërkohet që të përgatitet për vendosjen e 20.000 fëmijëve të emigrantëve.

Pra, përflitet se presidenti Trump i është kthyer ushtrisë për të ndihmuar në goditjen e tij ndaj emigracionit të paligjshëm. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne