Franca dhe Holanda, arsyet që refuzojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Në nisje të takimit të Ministrave të Jashtëm të BE, ku diskutohet për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Franca dhe Hollanda kanë dalë hapur me qëndrimin e tyre kundër hapjes së negociatave. Të pyetur nga gazetarët në nisje të takimit, Ministri holandez i punëve të jashtme deklaroi se nuk ka progres konkret në luftën kundër korrupsionit:

“Dy vendet kanë bërë progres por jo mjaftueshëm, duhen rezultate konkrete mbi korrupsionin.E rëndësishme është që të dy vendet kanë treguar këmbëngulje në luftën kundër korrupsionit por duhet të shohim më shumë” u shpreh Blok.
I pyetur nga gazetarët, nëse Hollanda mund të ndryshojë qëndrim në dhjetor, Blok u shpreh:

“Nuk e di mund të jetë në shtator, ne duhet të shikojmë progres të mjaftueshëm. Në një anë ne mbështesim progresin që kanë bërë por nuk mund të injorojmë faktin që duhet të shohim rezultate konkrete”
Shqipëria do të mësojë ditën e sotme fatin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.Në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Përgjithshme, pjesë e Bashkimit Europian do të diskutohet mbi mundësinë e zgjerimit të mëtejshmëm të Bashkimit Europian dhe mbi kërkesën e Komisionit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

E qartë ishte mbështetja e Gjermanisisë.

Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth, deklaroi: “Demokracia dhe paqja e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor luajnë një rol të rëndësishëm për të gjithë ne në, kjo është arsyeja që vlerësojmë shumë përpjekjet e të dy shteteve për të forcuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit.

“Qeveria gjermane është gati të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt BE-së, jemi gati të japim dritën jeshile dhe dua të inkurajoj miqtë tanë holandeze dhe francezë të na bashkohen. Unë pres një dritë jeshile për sot, nuk dua të spekuloj për ditë të tjera. Është një kompromis sepse ne duhet të bëjmë qartë se Shqipëria duhet të përmbushë disa parakushte për të hapur kapitullin e negociatave. Kjo mund të jetë një mënyrë pragmatike për të kapërcyer mosmarrëveshjet në këshill”.
Çështja e negociatave do të diskutohet vetëm ditën e sotme dhe do t’i paraqitet për miratim Këshillit në 28 qershor. Në mbledhjen e Këshillit të datës 28-29 qershor do të diskutohet mbi 3 tema kryesore të cilat janë emigracioni, politikat e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe ëështjet ekonomike dhe financiare. Gjithashtu liderët e BE do të adresojnë edhe çështjen e Brexit dhe Eurozonës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne