Guterres: S’mund të lejojmë që viti i 10-të i luftës siriane të rezultojë me njëjtën mizori

“Ne s’mund të lejojmë që viti i 10-të i luftës (në Siri) të rezultojë me të njëjtën masakër, të njëjtin injorim të së drejtave të njeriut e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të njëjtën mizori”, theksoi ai përmes një komunikate të shkruar.

Guterres tërhoqi vëmendjen gjithashtu se lufta siriane ka hyrë tashmë në vitin e saj të 10-të dhe megjithatë paqja është ende “shumë larg”.

Pasi vuri në pah se më shumë se gjysma e popullsisë së Sirisë është detyruar të braktisë shtëpitë e pronat e saj, ndërkohë që miliona sirianë të tjerë nuk janë akoma të sigurt në vendin e tyre; shefi i Kombeve të Bashkuara potencoi se rreth 11 milionë qytetarë të Sirisë kanë nevojë për ndihma humanitare, të cilat janë me rëndësi jetike.

“Mijëra njerëz rezultojnë zhdukur dhe po aq të tjerë keqtrajtohen e torturohen në paraburgim. Numri i të vdekurve dhe të plagosurve nuk dihet. Këto krime të tmerrshme nuk duhet të mbeten të pandëshkuara”, përfundoi sekretari Guterres./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne