Sport

Frikë nga Covid-19, UEFA me vendim drastik, pezullon Champions dhe Europa League, “Euro2020” në dyshim

Ishte thjeshtë e pashmangshme por tashmë vjen dhe konfirmimi zyrtar: UEFA ka vendosur të ndërpres Champions dhe Europa League për të shmangur përhapjen e Covid-19 ndërmjet lojtarëve. UEFA ndërpret ndeshjet e kthimit në Champions dhe Europa League, gjithashtu as shorti i programuar për më 20 mars nuk do të hidhet. Ky vendim i UEFA-s hyn në fuqi menjëherë ndërsa do të vendoset në një kohë të dy se kur do të rifillojnë aktivitet europiane për klube.

UefaaPas rasteve të fundit në Itali, ku kanë rezultuar pozitiv Rugani dhe Gabiadini dhe pas rasteve të fundit në Premier League, ku pozitiv kanë rezultuar trajneri i Arsenal, Mikel Arteta dhe futbollisti i Chelsea, Hudson-Odoi, ky vendim i UEFA-s ishte i pashmangshëm. Ekipe si Juventus, Man.City, Real Madrid dhe Inter janë futur në karantinë duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen e tyre në fushën e lojës. Në kushte emergjence, UEFA tashmë është e detyruar të ndryshoj dhe kalendar çka prek drejt për drejt edhe “Euro2020”. Për momentin në tavolinë janë dy opsione, të zhvillohet në vjeshtë ose të shtyhet për në 2021.
/BalkanWeb

OPINIONE

INTERVISTA