Guterres: Do të ishte shumë më mirë që sirianët ti zgjidhin vet problemet e tyre

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres në lidhje me planin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të formuar të të ashtuquajturat “Forcat e Sigurisë Kufitare” në Siri tha se “Do të ishte shumë më mirë sikur populli sirianë do të mund të zgjidhte vet problemet e tij”.

Sekretari Guterres, iu përgjigj pyetjeve të rendit të ditës, gjatë konferencës për shtyp të organizuar në selinë e OKB-së në New York.

Duke tërhequr vëmendjen se bashkësia ndërkombëtare ishte e pasuksesshme në shumë çështje si konflikte të zgjatura dhe çështjen e terrorizmit, Sekretari Guterres tha se “Përballemi me një nyje në Lindjen e Mesme si dhe me një luftë të mundshme bërthamore në gadishullin korean”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së gjithashtu paralajmëroi për çështjen e ndryshimeve të shpejta klimatike, rritjen e pabarazisë dhe nacionalizmit, ndërsa bëri thirrje për më pak urrejtje, më shumë dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve të sotshme.

Ndërkaq Guterres në përgjigje të pyetjes së gazetarit të Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA) për planin e SHBA-ve për formimin e “Forcës së Sigurisë Kufitare” në Siri, tha se “Do të ishte shumë mirë që populli sirian vetë të zgjidhte problemet e tij”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së më tej theksoi se duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për gjallërimin e procesit të Gjenevës dhe shtoi se kriza në Siri nuk mund të zgjidhet me metoda ushtarake./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne