Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Inflacioni do të luhatet muajt e ardhshëm. Ja çfarë pritet

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është shprehur ditën e sotme se norma e inflacionit ka nisur rënien teksa aktiviteti ekonomik në vend ka filluar të rritet. Sipas tij normalizimi gradual dhe i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare ka kontribuar pozitivish në këtë ecuri.

Ai u shpreh se këto trende zhvillimi do të vijojnë edhe në të ardhmen dhe se inflacioni do të luhatet gjatë dy-tre muajve të ardhshëm. “Analiza e të dhënave tregon se ekonomia shqiptare ka lëvizur në drejtimin e pritur. Aktiviteti ekonomik, punësimi dhe paga kanë filluar të rritet, inflacioni po bien, tregjet financiare kanë qenë të qeta dhe kreditimi ka ardhur në rritje progresive. Normalizimi gradual dhe i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare ka kontribuar pozitivish në këtë ecuri.

Këto trende pozitive zhvillimi do të vijojnë dhe në të ardhmen. Inflacioni do të luhatet gjatë dy-tre mujorëve të ardhshëm. Këshilli Mbikëqyrës tregon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për garantimin e stabilitetit të çmimeve në nivel afatmesme. Inflacioni i çmimeve të konsumit pësoi rënie të ndjeshme në 3 muajit e fundit. Inflacioni mesatar i tremujorit të parë zbriti në 2.7% nga 3.9 në tre mujorin paraardhës. Nga këndvështrimi macro ekonomik, trendi rënës i inflacionit në vend varet nga inflacioni i partnerëve, forcimi i kursit të këmbimit dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne