Izraeli njofton rihapjen e portës kufitare Kerem Abu Salim

Izraeli njoftoi se porta kufitare Karam Abu Salim në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, që është nën sulm që nga 7 tetori 2023, është rihapur për hyrjen e ndihmave humanitare.

Në deklaratën e bërë në llogarinë e ushtrisë izraelite në X thuhet se Koordinimi i Aktiviteteve Qeveritare në Rajone (COGAT), i lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit, rihapi portën kufitare Kerem Abu Salim, e cila ishte mbyllur për shkak të sulmeve nga Gaza, për kalimin e ndihmave humanitare.

Në deklaratë thuhet se kamionët me ndihma humanitare kanë filluar të mbërrijnë nga Egjipti në portën kufitare Kerem Abu Salim. Ushtria izraelite njoftoi se porta kufitare Kerem Abu Salim u mbyll për kalimin e kamionëve që transportonin ndihma në Gaza pasi 4 ushtarë të saj humbën jetën në sulmet me raketa në rajonin Kerem Abu Salim më 5 maj.

Nga ana tjetër, dëshmitarët okularë theksuan se pas incidentit në fjalë, avionët luftarakë izraelitë sulmuan zonat bujqësore përreth qytetit të Rafahut./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne