Habit Sandër Lleshaj/ Ankohet në Komision: Paguhem sa roja i homologut kosovar, e mësova në takim me ministrat e Ballkanit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në përpjekje për të justifikuar pagat e ulta të pononjësve të Policisë në shqipëri ka treguar edhe rrogën e tij, ndërsa i ka habitur të gjithë kur ka thënë se merr aq sa roja e homologut të tijë në Kosovë.

Këtë Lleshaj e ka mësuar në një takim me ministrant e Ballkanit që me sa duket veç çështjeve të rëndësishme për të cilat flasin, diskutojnë edhe problemet e rrogave, ndërsa rrëfen se i ishte thënë se roja e ministrit të Brendshëm të Kosovës është 900 euro.

”Me këtë buxhet nuk është parashikuar rritje page për punonjësit e policisë. Sigurisht që duhet rritje dhe do parashikohet në 6 mujorin e dytë. Gjatë një takimi që pata me ministrat e Ballkanit mora vesh se roja i Ministrit të Brendshëm të Kosovës tha se merrte 900 Euro pagë. Roja atje merr aq pagë sa kam edhe unë”, tha Lleshaj në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Ministri i Brendshëm ka kritikuar gjatë fjalës së tij në këtë Komision se projekt-buxhetin e qeverisë për vitin 2020, i cili nuk parashikon rritje rroge për punonjësit e Policisë së Shtetit./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne