Mesazhi i “koduar” i Metës që i dha gardistit teksa e përshëndeti

Presidenti Ilir Meta ka pasur një reagim të ashpër ditën e sotme, pas shkarkimit nga KPA të Besnik Muçit, kundër qeverisë dhe disa ndërkombëtareve të cilët i cilësoi si “Palaço”.

Me tone aspak të zakonshme Meta tha se e vetmja zgjidhje që ka sot vendi është referendumi, ku ai do të jetë në anën e shqiptarëve.

Meta tha se ai SHBA-të i ka në zemër, po nuk mund të pranojë heshtjen e “Rrugës së Elbasanit”, teksa Kushtetuta e Shqipërisë shkelet në të gjitha format.

Ndërkohë pak para se të dilte në prononcim për mediat, teksa pritej me interes të madh nga gazetarët, Meta përshëndeti në mënyrë ushtarake gardistin e presidencës.

Mësohet se Presidenti Meta i tha: “Ti do të jesh ushtari i dytë në mbrojtje të Republikës se ushtari i parë do të jem unë!”./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne