Haga e heton Zyrën e Qeverisë së Kosovës, kjo e fundit e mohon procedurën

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, është duke bërë hetime lidhur me rolin e Zyrës së Qeverisë së Kosovës (në Ministrinë e Drejtësisë) për mbrojtjen juridike të të akuzuarve potencialë pranë Dhomave të specializuara, si dhe drejtuesin e kësaj zyre, Driton Lajçi, për pengimin e mundshëm të drejtësisë, përfshirë edhe pretendimet për shkelje të neneve të Kodit Penal të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e provave ose procedurave zyrtare dhe frikësim gjatë kryerjes së procedurës.

Kjo është pjesë e një dokumentit që ka të bëjë me kërkesën e avokatit të Lajçit, për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit të intervistimit.

Lajçi është marrë në pyetje në Hagë, më 17 tetor, duke u mbrojtur në heshtje, ndërkaq që avokati i tij, Toby Cadman, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që pranë Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me seli në Hagë, ka paraqitur kërkesën lidhur me kushtetutshmërinë e procedurës gjatë intervistimit, që është edhe pjesë e dokumentacionit publik.

Megjithatë, në këtë moment, ai nuk ka mundur të flasë më shumë për përmbajtjen e asaj kërkese ose për çfarëdo aspekti tjetër të rastit, “marrë parasysh që kjo është çështje ‘sub juridice’”, gjegjësisht, një çështje që është në gjykatë./kosovapost

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne